Papa në Engjëllin e Tënzot: jemi duke jetuar një kohë mëshire
Në lutjen e Engjëllit të Tënzot, Papa thelloi kuptimin e festës së Pagëzimit të Zotit,
duke nënvizuar se me këtë ngjarje të madhe, të jashtëzakonshme, mori fund koha “e
qiellit të mbyllur” e u hap koha e mëshirës. Mund ta takojmë
Krishtin në të varfërit, të sëmurët, të burgosurit Pagëzimi i Zotit çan “qiejtë
e mbyllur”, që flasin për ndarjen e Hyjit nga njeriu, si pasojë e mëkatit. Mëkati,
pohoi Papa Françesku, na largon nga Hyji, e këput lidhjen ndërmjet tokës e qiellit,
duke përcaktuar, kështu, mjerimin tonë e dështimin e jetës sonë. Qiejtë e hapur tregojnë
se Hyji e dha hirin e Tij. Tani, secili nga ne ka mundësi të takohet me Birin e Hyjit,
duke provuar tërë dashurinë e mëshirën e Tij të pacak. “Mund ta takojmë realisht,
të pranishëm në Sakramente, sidomos, në Eukaristi. Mund ta njohim në fytyrën e vëllezërve
tanë, posaçërisht në të varfrit, të sëmurët, të burgosurit, refugjatët; ata janë korpi
i gjallë i Krishtit të vuajtur e figura e dukshme e Hyjit të padukshëm”. Sot
ndjehet shumë nevoja për mëshirë “Ka shumë nevojë sot, për mëshirë, tha Papa.
E ka shumë rëndësi edhe që besimtarët laikë ta jetojnë e ta çojnë në të gjitha mjediset
shoqërore”. “Përpara, pra! Jemi duke jetuar një kohë mëshire. Kjo është koha e
mëshirës!”. Shpirti Shenjt nxit për ta çuar Ungjillin në mbarë botën Në
Pagëzimin e Jezusit, vijoi Papa, mbi Zotin zbret Shpirti Shenjt që, shtoi, është
i harruari i madh në lutjet tona, por nuk duhet harruar se është pikërisht Shpirti,
Ai që i prin jetës së krishterë. “Ta lëshojmë në dorë të Shpirtit Shenjt jetën tonë
prej të krishterësh dhe misionin, që e morëm të gjithë për virtyt të Pagëzimit, do
të thotë të rigjesh guximin e nevojshëm apostolik për t’i kapërcyer ujditë e lehta,
tipike për mendësinë e botës: “Një i krishterë e edhe një bashkësi e shurdhër për
zërin e Shpirtit Shenjt, që e nxit ta çojë Ungjillin në skajet më të largëta të tokës
e të shoqërisë, bëhet edhe i krishterë e bashkësi “mememce”, që nuk flet, as nuk ungjillëzon. Ftesë
për t’u lutur për shtegtimin në Azi Nëpërfundim të lutjes mariane,
Papa përsëriti ftesën për të kujtuar ditën e Pagëzimit tonë e foli edhe për shtegtimin
e tij apostolik në Sri Lanka e në Filipine. Mbrëmë shkoi të lutej në Bazilikën e Shën
Marisë së Madhe, në prag të këtij misioni të ri: “Ju kërkoj të më shoqëroni me
lutje e u kërkoj edhe srilankezëve e filipinasve, që janë këtu, në Romë, të luten
posaçërisht për mua gjatë këtij shtegtimi”.