Këtë vit kremtohet jubileu i parë salezian. Flet Rektori i madh , don Ángel Artime:
“Udha është e qartë: Papa na kërkon besnikërinë e zanafillës”- pohon.
Rektori
i madh Pesë vjet në Buenos Áires si inspektor i salezianëve për Argjentinën
jugore, para se të zgjidhej, më 25 marsin e kaluar, ditën e Zojës Nunciatë, Rektori
i ri i Madh është i dhjeti pasardhës i Dom Boskos. Don Ángel Fernandéz Artime, asturian,
54 vjeç, është krenar për detyrën e re, në krye të 15 mijë salezianëve, të shpërndarë
në të katër anët e botës.
Saleziani sot Sot salezianin e vënë në
lëvizje të njëjtat arsye, që e vinin edhe dje. Nëse është i qartë si nisi rruga,
e ka të lehtë të jetë salezian edhe në botën moderne. Për të, dy burimet e zgjedhjes
së rrugës saleziane janë arsyeja e thellë e fesë, që i shoqëron rregulltarët, e zemra
plot me pasion për edukimin e të rinjve. Takimi me të rinjtë mbetet “frymëmarrja
e bijve të karizmës së don Boskos”: frymëmarrje, që përcakton gjithë jetën. E kjo
frymëmarrje vlen edhe për mua – pohon Rektori i Madh, edhe pse u thirra të merrem
me rregulltarët, misionet e veprat. Nëse saleziani nuk e lë të shuhet flakën e thirrjes
së tij, nuk shndërrohet kurrë në burokrat feje.
Në skajet e botës Dom
Bosko e kishte të qartë se duhej shkuar për t’u takuar me njerëzit, që janë më larg.
Largësi edhe me kuptim gjeografik. Prej këndej iu përgjigj me entuziazëm kërkesës
së ipeshkvit të asokohshëm të Buenos Áires për të drejtuar një nga famullitë e qytetit
dhe një kolegj për të rinjtë në afërsi të San Nicolás de Los Arroyos. E në zemër të
don Boskos nisi ëndrra për të arritur në Patagoni. “Tek më të fundmit e botës, në
fund të botës”, shprehje kjo, nga më të dashurat për të krishterët, posaçërisht pas
zgjedhjes së Papës Françesku.
Ekpsedita e parë saleziane Më 11
nëntor 1875, në Torino, u pagëzua ekspedita e parë misionare saleziane. “Siguria me
të cilën e mori këtë vendim Don Bosko, është për mua burim i përhershëm mrekullimi”,
komenton don Angel, duke nënvizuar më pas: “karizma e këtij njeriu buronte nga intuita
e nga forca për t’i tërhequr e për t’i apasionuar të tjerët”. Njeri me energji të
pashterrshme, nuk diti ç’është pushimi, deri në ditët e fundit të jetës.
Salezianët
në botë Në pak vite misionarët salezianë u përhapën nëpër botë aq, sa të arrinin
në Tokën e Zjarrit: me një dekret të Propaganda Fides, datuar 16 nëntor 1883, don
Bosko mori lejën të themelojë dy provinca misionare, besuar urdhërit: vikariatin apostolik
të Patagonisë jugore dhe të asaj qëndrore, besuar don Giuseppe Fagnano. Ishin vite
kur historia “private” e salezianëve u lidh ngushtë me historinë “zyrtare” të zbulimeve
revolucionare, të frymëzuara edhe nga misionet e jezuitëve në Paraguaj, të cilat salezianët
i njihnin mirë, me që rishtypën, në Torino, më 1880, dy vëllimet e Ludovico Antonio
Muratori-t, “Krishtërimi i lum i misioneve të etërve të Shoqërisë së Jezusit në Paraguaj”
(Venedik , 1743-1749).
Salezianët sot Kur vdiq Don Bosko(1888), salezianët
ishin 786, më se 150, misionarë në Argjentinë. Sot janë të pranishëm në 132 kombe,
në të pesë kontinentet. Një arsye më shumë për ta vënë në dukje rëndësinë e kremtimeve
me rastin e dyqindvjetorit të lindjes së Themeluesit. Jubileu salezian, sipas don
Angelos, është ngjarje e veçantë e historike edhe pse hera e parë që kremtohet. Kujtojmë
se ndërmjet viteve 1914-të e 1915-të Evropa dhe mbarë bota qenë përfshirë në Luftën
I Botërore. Prej këndej asokohe ishte krejt e pamundur çdo formë kremtimi. Si mund
të kremtohej, kur 2000 meshtarë salezianë qenë thirrur nën armë? Dramë brenda dramës:
në front mund të ndodheshin përballë armikut -sivëlla.
Jubileu me shije
risie: veprimtaritë më të rëndësishme Ja pra, pse jubileu salezian i 2015-tës
do të ketë shijen e risisë. Ndër veprimtaritë më të rëndësishme, është takimi i
Torinos (30 janar-1 shkurt) i Rektorit të Madh me 30 eprorët e përgjithshëm të 30
grupeve kanonike të familjes saleziane (hera e parë në histori), për të reflektuar
mbi rrugën e përshkuar, por edhe për të hapur kantiere të reja, në ardhmërinë, që
shpaloset përpara Urdhërit, plot me sfida edukative e propozime, lindur nga përvoja
e realiteteve të ndryshme nëpër botë.
Në pritje të takimit me Papën Françesku Ngjarje
tjetër, për t’u kujtuar, është takimi rinor në Valdocco, ndërmjet 11 e 16 gushtit,
shoqëruar me një shtegtim në Torino, në Kodrën Don Bosko, në përgatitje të vizitës
baritore të Atit të Shenjtë, më datën 21 të të njëjtit muaj. Ideja e një Kishe
të vërtetë, të përvuajtur, të varfër për të varfrit, e lidh ngushtë karizmën e Dom
Boskos me atë të Papës Françesku. “Ne, salezianët, lindëm në periferitë, si Valdocco,
pohon Rektori. Udha është e qartë: Papa na kërkon besnikërinë e zanafillës. Një i
krishterë që e shikon dhe e dëgjon Françeskun, nuk mund të mos jetë mirënjohës për
pasurinë që i dha Zoti Kishës në këtë kohë kaq të vështirë. Mirënjohje, që përfshin
shpirtërisht edhe Benediktin, njeriun me fe të madhe, me inteligjencë të madhe, me
liri të madhe në zgjedhjen e udhës së padëgjuar, nga dashuria për Kishën”.