2015-01-08 11:01:26

Telegram i Papës për masakrën e Parisit


Papa Françesku dërgon sot një telegram ngushëllimi për viktimat e Parisit, nënshkruar nga Sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Pietro Parolin. Ja teksti i plotë:
Pasi mori vesh për lajmin e atentatit të tmerrshëm në Paris, në selinë e “Charlie Hebdo”, që shkaktoi viktima të shumta, Shenjtëria e Tij, Papa Françesku u bashkua në lutje me dhimbjen e familjeve në zi, si edhe me trishtimin e të gjithë francezëve. Ai ua beson viktimat Zotit të mëshirshëm, duke e lutur t’i pranojë në dritën e Tij. Ati i Shenjtë shpreh afërsinë e tij të thellë me të plagosurit dhe familjet e tyre, duke i kërkuar Hyjit t’i ngushëllojë në këtë sprovë. Papa dënon, edhe një herë, dhunën, që shkakton kaq vuajtje e, duke i kërkuar Zotit dhuratën e paqes, i lutet t’u japë të gjitha familjeve të goditura dhe të gjithë francezëve Bekimin hyjnor.

Kardinali Petro Parolin
Sekretar i Shtetit të Shenjtërisë së Tij







All the contents on this site are copyrighted ©.