2015-01-07 16:06:29

Dënimi i Selisë së Shenjtë për masakrën e Parisit: hoxhallarët francezë ishin në Vatikan


Salla e Shtypit e Selisë së Shenjtë dënoi masakrën e Parisit, në të cilën – shkruhet në notë të Vatikanit – “janë goditur së bashku njerëzit e pafajshëm dhe liria e shtypit”. Pikërisht sot paradite, në audiencën e përgjithshme të Papës Françesku, ishin të pranishëm hoxhallarët e Bashkimit të Xhamive të Francës, të cilët e dënuan menjëherë, me vendosmëri e pa rezerva, këtë “atentat të shëmtuar, kriminal e të pafalshëm kundër gazetës ‘Charlie Hebdo’. Asgjë, absolutisht asgjë, nuk mund ta justifikojë ose ta arsyetojë këtë krim”, thanë ata.







All the contents on this site are copyrighted ©.