2015-01-06 17:16:13

Mesazh i Papës për ushtarakët italianë të Unifil, në Liban


Papa Françesku është pranë ushtarakëve italianë të angazhuar në misionin Unifil, në kufi ndërmjet Libanit e Izraelit. Atyre u dërgoi një telegram, duke i nxitur “në angazhimin e përbashkët të institucioneve civile, ushtarake e fetare për dialog e vëllazërim ndërmjet popujve”. Njoftimin e jep ipeshkvi ushtarak për Italinë, imzot Santo Marcianò, i cili sot kremtoi Meshën për paqen me ushtarakët italianë në Liban, të angazhuar në misionin nën udhëheqjen e OKB-së.








All the contents on this site are copyrighted ©.