2015-01-05 13:36:14

Papa Françesku pranë të sëmurëve nga ebola, i lumtur për shërimin mjekut


“Me lutje, jam gjithnjë pranë të sëmurëve nga Ebola e atyre, që i mjekojnë heroikisht ditë për ditë”. Janë fjalët e Françeskut në një telefonatë me ministren italiane të shëndetësisë, Beatriçe Lorenzin. Gjatë bisedës, Papa shprehu kënaqësinë për shërimin e Fabrizio Pulvirentit, mjekut italian të prekur nga virusi, në Sierra Leone.
Papa u informua edhe për progresin e kërkimeve shkencore si dhe për ndërhyrjet në Afrikën perëndimore. Më pas, përshëndeti mjekët dhe personelin shëndetësor për përkushtimin, parë si mesazh shprese ndaj popullsive të prekura nga Ebola e edhe ndaj mbarë italianëve, të cilët mund të gëzohen për ekzistencën e strukturave, që shquhen njëkohësisht për epërsi, profesionalitet e humanitet.







All the contents on this site are copyrighted ©.