2015-01-02 13:58:11

Toka Shenjte. Patriarku Tual: Paqja nuk imponohet me forcë


Paqja është dhuratë qiellore, që nuk mund të blihet , as të importohet e, aq më pak, të vendoset me forcë: është dhuratë besuar njerëzve, që duhet ta meritojnë, për të mundur ta realizojnë. E pohoi këtë, sipas agjencisë Sir, patriarku latin i Jeruzalemit, imzot Fuad Tual i cili, ditën e parë të Vitit të Ri 2015, kremtoi solemnitetin e së Shenjtnueshmes Mari, Nënë e Hyjit dhe Ditën Botërore të Paqes, pikërisht atje ku Maria u bë Nënë e Zotit, e paqja është fjala më e dëshiruar.

Të krishterët: shenjë e vëllazërimit në Lindjen e Mesme
“Ne, të krishterët, tha patriarku, duhet të jemi shenjë e gjallë e vëllazërimit, posaçërisht në zemër të Lindjes së Mesme, të trazuar e të plagosur. E, që të jemi vëllezër, duhet të jemi edhe bamirës e solidarë, pa kufij. Këtë po përpiqemi ta bëjmë me vëllezërit tanë refugjatë në Jordani, ardhur nga Siria e Iraku. Sfidë, shtoi Tual, që bëhet edhe më e madhe për faktin se zona jonë është pre e ekstremizmave fetare. Kjo tokë, thirrja e së cilës është kaq e lartë, copëtohet vazhdimisht nga politikat, problemet e të cilave, nuk janë probleme të popujve tanë.

Paqja e drejtësia kanë një emër: Jezu Krishti
Prej këndej, thirrja e patriarkut për lutje: “Në mes të këtyre fakteve të dhunës së pamëshirshme, posaçërisht këtu, në Jeruzalem, Qytet Tri Herë i Shenjtë, nuk mund të çkurajohemi, nuk mund e nuk duam t’ua lëmë fjalën e fundi fanatikëve. Duhet të vijojmë të besojmë në paqen, pavarësisht nga padrejtësitë, që u shtojnë doza të reja vuajtjeve tona të përditshme.
Paqja ka një emër: është Jezu Krishti. E edhe drejtësia ka një emër: Jezus!









All the contents on this site are copyrighted ©.