2015-01-02 13:58:42

Fishta rikthehet në Fishtë


Rikthehet në shtëpi, në fshatin e lindjes, atë Gjergj Fishta. Rikthehet bust, i realizuar nga skulptori kosovar, Avni Behliu.
Rikthehet, 74 vjet pasi ndërroi jetë, falë bisnesmenit nga Kosova, Sabri Maxhuni, i cili i ka premtuar prej kohe Poetit Kombëtar t’ia ndërtojë edhe shtëpinë. Ai e drejtuesit vendorë të institucioneve të trashëgimisë kulturore në Lezhë, të pranishëm në përurimin e bustit, i kërkuan përsëri Ministrisë së Kulturës t’i përshpejtojë procedurat për t’i hapur rrugën restaurimit të shtëpisë së Atë Gjergjit.
Para shtëpisë së vet, bust, Poeti shikon mendueshëm rrënojën, në pritje që ministria t’ia rindërtojë e ta kthejë në shtëpi muze, falë bujarisë së zotit Maxhuni.







All the contents on this site are copyrighted ©.