2014-12-28 17:11:40

Kreu bashkësisë islame uron Krishtlindjen ipeshkvit katolikë


Me rastin e festës së Krishtlindjes, Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, ka uruar e përgëzuar Ipeshkvin e Vendit, imzot Dodë Gjergjin dhe të gjithë besimtarët katolikë.
“Në vigjilje të kësaj feste dëshiroj që të shpreh edhe njëherë aspiratën tonë të përbashkët për më shumë mirëkuptim, solidaritet, mirëqenie, përparim e zhvillim për popullin dhe vendin tonë”, thuhet mes tjerash në urimin e myftiut Tërnava drejtuar imzot Gjergjit.
“Zotni Ipeshkëv! Të nderuar vëllezër! Festat fetare në këtë nënqiell gjithherë kanë qenë vlerë e shtuar e virtyt i çmuar që kanë kultivuar njohjen, afrimin, respektin, dashurinë, mirëkuptimin, ndërgjegjësimin e fisnikërimin e popullatës sipas mësimeve hyjnore e traditës sonë të ndritshme. Duke ju përshëndetur dhe uruar edhe një herë ju dëshiroj, shëndet, mbarësi e lumturi”, ka përfunduar urimi i Myftiut Tërnava drejtuar Ipeshkvit Dodë Gjergji.







All the contents on this site are copyrighted ©.