2014-12-28 12:23:00

Ali Agça vë lule mbi varrin e Gjon Palit II


Mehmet Ali Agça ishte sot paradite në Bazilikën e Vatikanit, për të vënë dy tufa me trëndafilë të bardhë në kapelën, ku ndodhet varri i Shën Gjon Palit II. Ish “ujku i hirtë” turk, që më 13 maj 1981 shtiu kundër Papës polak në Sheshin e Shën Pjetrit, deshi ta kryejë këtë gjest ditën e 31-vjetorit të takimit të tij, në Burgun Re Bibbia, me Papën Wojtyla i cili, me këtë rast, ripohoi se e kishte falur.
Ali Agça, njofton zëvendës-drejtori i Sallës vatikanase të Shtypit, atë Ciro Benedettini, mundi të hyjë në Bazilikë pa asnjë problem, sepse nuk ka asnjë çështje të pazgjidhur me Vatikanin. Qëndrimi i tij në Bazilikë zgjati vetëm disa çaste.








All the contents on this site are copyrighted ©.