Promotori i Drejtësisë vatikanase e liron aktivisten “Femen”
Promotori i Drejtësisë vatikanase, njofton drejtori i Sallës së Shtypit të Selisë
së Shenjtë, Atë Federiko Lombardi, u takua sot paradite me zonjën Iana Azhdanova,
aktiviste e “Femen”. Zonja në fjalë u kap ditën e Krishtlindjes ndërsa përpiqej të
merrte shtatoren e Krishtit Fëmijë nga Shpella e Betlehemit, në Sheshin e Shën Pjetrit.
Promotori i Drejtësisë e miratoi arrestimin e kryer nga Xhandarmëria ditën e Krishtlindjes,
pas këtij akti. Më pas, shton Atë Lombardi, vendosi ta lirojë, duke dhënë urdhër
t’i ndalohet hyrja në Shtetin e Qytetit të Vatikanit, në Bazilikë e në vende të tjera.