2014-12-27 16:25:14

Papa Françesku shpreh ngushllimet për vdekjen e atë Pittau, apostull i Japonisë


Françesku shpreh dhimbjen e tij të thellë për humbjen e kryeipeshkvit Giuseppe Pittau, që ndërroi jetë dje, në Tokio: apostull i madh jezuit në Japoni, ishte 86 vjeç. Në mesazhin e ngushëllimit drejtuar eprorit të përgjithshëm të Shoqërisë së Jezusit, atë Alfonso Nicolás, Papa e kujton si “shërbyes shembullor i Hyjit, që jetoi për kauzën e Ungjillit”. Nënvizon, më pas, apostullimin e tij misionar plot bujari në Japoni dhe angazhimin si rektor i Universitetit Sophia të Tokios, i Universitetit Gregorian në Romë e si sekretar i Kongregatës për Edukimin katolik, nga vitet 1998, deri më 2003.







All the contents on this site are copyrighted ©.