2014-12-27 16:35:05

Me Nënë Terezën t’i lutemi Foshnjës Hyjnore Jezus


E Lumja Nënë Terezë na fton t’i lutemi Foshnjës Hyjnore

O Foshnje Hyjnore, teri lotët e fëmijëve!
Nxiti njerëzit t’i ulin armët

e të rroken në një përqafim universal paqeje!
Ftoi popujt, o Krisht i mëshirshëm,

t’i shembin muret që ngre mjerimi,

papunësia, padija, indiferenca,
diskriminimi e intoleranca.
Ti, o Foshnje Hyjnore e Betlehemit, na shpëton,

duke na çliruar nga mëkati.
Je ti Shëlbuesi i vetëm, i vërtetë,

të cilin njerëzimi shpesh herë

me lot e mundim e kërkon!
O Zoti i paqes,

dhuroja njerëzimit paqen e vërtetë!
Eja e jeto në zemrën e çdo njeriu

të çdo familjeje.
Ti vetë ji paqja jonë e gëzimi ynë! Amen!







All the contents on this site are copyrighted ©.