Krishtlindje: Patriku ortodoks Krill, uron krerët e Kishave jo ortodokse
Patriku i Moskës dhe i gjithë Rusisë, Kirill, u drejtoi urimet më të përzemërta krerëve
të Kishave jo ortodokse me rastin e Krishtlindjes së Shenjtë. Uroi Papën Françesku;
Karekinin II, Patriark i gjithë armenëve; kryeipeshkvin e Canterbury, Justin Welby;
ipeshkvin Heinrich Bedford-Stohm, kryetar i Këshillit EKD si dhe krerët e kishave
të tjera ortodokse. “Ju dërgoj urimet e mia të dala nga zemra në festën e ndritshme
të Lindjes së Zotit”, shkruan Patriku Kirill. “Ky mister, vijon, e rrëmbushi universin
me gëzimin e madh, me të cilin lumnojmë Shëlbuesin tonë, duke kënduar “Lumni Hyjit
në më të lartin qiell e paqe mbi tokë njerëzve, që ai i do”. Ju uroj, përfundon, forcë
në shpirt, ndihmë nga Gurra, që nuk pushon së gufuari, e hir në shërbesën tuaj fisnike”.