Për shumë Mot Lindjen e Krishtit besimtarë e dëgjues të Radio Vatikanit e shqiptarë
të dashur, kudo që jeni. Bekimi, drita, dashuria e paqja e Foshnjës Hyjnore, që Lind
në grazhdin e Betlehemit, që Mishërohet përjetësisht me ne njerëzit, qofshin përherë
në zemrat e në jetën tuaj. Në këtë të Kremte të Shenjtë të Lindjes së Zotit tonë
Jezu Krisht, le të galdojmë dhe të gëzohemi të gjithë, pa dallim, sepse ka ardhur
ndër ne Shpëtimtari Hyjnor, sepse Zoti ka vendosur banesën e vet Hyjnore në historinë
tonë njerëzore. Nuk ka vend për trishtim në festën e Krishtlindjes, që ka lindur
Jeta, Jeta që e mposht frikën e vdekjes e dhuron gëzimin e premtimeve të Amshuara.
Askush nuk përjashtohet nga ky gëzim, nga ky galdim: shkaku i gëzimit na bashkon të
gjithëve, pse Zoti ynë, që ka e mundur mëkatin e vdekjen, duke mos gjetur asnjë njeri
pa faj e pa mëkat, ka ardhur për lirimin e të gjithëve.
Prandaj: Le të gajdojë
shenjti, pse ju afrua shpërblimi; Le të gëzojë mëkatari, pse ju afrua falja e pajtimi; Le
të marrë guxim pagani, pse është thirrur të marri pjesë në
Jetë. Krishtlindja
do të thotë se Zoti është përherë me ne dhe ndër ne; Edhe ps enë botë ende shumë
njerëz nuk e njohin, Zotit është! Edhe pse shumë njerëz ende nuk e pranojnë në
zemra të tyre, Zoti vjen! Edhe pse shumë zemra njerëzish e vise të botës, vend
për Të nuk ka nga egoizmi e urrejtja, Zoti lind. Po, Zoti lind për të na shpëtuar
nga e keqja, nga urrejtja, nga errësira e vdekja. Për shumë Mot Krishtlindja!