2014-12-24 15:26:10

Krishtlindja e Papës Françesku në Youtube


Radio Vatikani do ta transmetojë Meshën Shenjte të natës dhe Bekimin Urbi et Orbi të Françeskut drejtpërdrejt, në Youtube, në variantin shumëgjuhësh. Kronika mund të dëgjohet në pesë gjuhë: gjermanisht, frëngjisht, anglisht, spanjisht e portugalisht. Përmes një kanali tjetër mund të dëgjohet Papa vetëm në gjuhën italiane.
Takimet papnore festive janë dy: sot, 24 dhjetor, nga ora 21.30, Mesha e Natës; nesër, duke nisur nga ora 12.00, Bekimi Urbi et Orbi - Romës e Botës.
Këto dy ngjarje të Festës së madhe mund të ndiqen nga çdo lloj kompjuteri, tableti e smartphoni, në adresën “youtube.com/vatican”.
Të njëjtat kremtime shumëgjuhëshe do të transmetohen njëkohësisht në Vatican Player, në adresën “radiovaticana.va”, edhe me kronikën e Meshës së natës në gjuhën kineze.
Gjithnjë në Yuotube e në Vatican player, në variantin shumëgjuhësh, do të jetë e mundur të ndiqet Mesha Shenjte e Solemnitetit të Marisë, më 1 janar 2015, duke nisur nga ora 10.00.








All the contents on this site are copyrighted ©.