2014-12-22 12:10:18

Papa uron Krishtlindjen Kuries romake, pastaj takon punonjësit


Papa Françesku u takua sot paradite në sallën Klementina, në ora 10,30 në Vatikan, me eprorët e Kuries Romake për urimet tradicionale të Krishtlindjes.
Më pas, në mesditë, Papa Bergoglio takohet në sallën e Palit VI me punonjësit e Selisë së Shenjtë e Shtet Qytetit të Vatikanit, shoqëruar nga familjarët. Ky takim i dytë është një risi që ka dashur Papa Jorger Mario Bergoglio.
Pra, sot paradite në Vatikan, Papa Françesku takoi Kurien Romake për urimet e Krishtlindjes. “Në mbarim të kohës së Ardhjes – tha Papa – takohemi për përshëndetjet tradicionale. Brenda disa ditës do të kemi gëzimin të kremtojmë Lindjen e Zotit; ngjarja e Hyjit të që bëhet njeri për të shpëtuar njerëzit; manifestimi i dashurisë së Zotit që nuk kufizohet për të na dhënë diçka apo për të na dërguar ndonjë mesazh ose ndonjë lajmëtarë, por na dhuron vetveten; misteri i Zotit që merr mbi vete gjendjen e kushteve tona njerëzore e mëkatet tona, për të zbuluar Jetën e Tij hyjnore, hirin e Tij të pamatun e pajtimin e Tij falas. Është takimi me Zotin që lind në varfërinë e shpellës së Betlehemit për të na mësuar fuqinë e përvujtërisë. E vërtetë, Krishtlindja është edhe festë e dritës që nuk pranohet nga “njerëzit e zgjedhur” por nga “njerëzit e varfër e të thjeshtë” që pritnin shëlbimin e Zotit”.
“Para se gjithash – vijoi Papa – dua të ju urua të gjithëve ju – bashkëpunëtorë, vëllezër e motra, Përfaqësues papnor të shpërndarë nëpër botë – e të gjithë të dashurve tuaj një Krishtlindje të Shenjtë e një Vit të Ri të lumtur”.








All the contents on this site are copyrighted ©.