2014-12-22 13:44:47

Festa e Dëftimit të Hyjit: Zoti është Zot e nuk është pronë e askujt!


Ku mund ta gjejmë Zotin e judenjve, që është duke lindur?” – kështu pyesin tre mbretërit në Ungjillin e Mateut, ndërsa përshkruhet shtegtimi i tyre, gjatë të cilit i kumtojnë Herodit mbret se panë yllin e tij në horizont (Mt. 2,12). Po kush është Zoti i judenjve? Na e shpjegon, që në titull ky meditim i shkurt që titullohet: “Zoti është Zot!”.

"Nuk jam – thotë Zoti, pronë e askujt.
Atëherë mos thuaj: “Zoti im!”,
siç do të thoshe: gruaja ‘ime’, ‘ime’ bijë, ‘im’ bir.
Yt bir nuk të përket,
jot shoqe s’ është prona jote,
e unë, Zoti, s’jam në dorë tënde.
Ti Zotin s’e prek dot,
edhe kur hap e mbyll tabernakujt.
Prania e tij – e di mirëfilli,
është dhe mungesë e tij.

E kjo ka kuptimin:
kur tjetri s’ gjendet,

është edhe më i pranishëm.
Mos e kërko Zotin,

kur ke nevojë për të.
Nuk gjendet në nevojë,
por në dëshirë.

Ta dish,

dhe në se kërkesa të përmbushet,
Ai, dëshira, troket gjithnjë
në skajin tjetër të rrugës.
Tregoma, o Zot fytyrën tënde.
E ndoshta do të kuptoj se kush jam.
Fytyra e Zotit ka ngjyrën e duresës,
është zeshkë nga dielli i dashurisë.
Fytyra e Zotit është në fytyrën e atij
që e takoj çdo ditë
në udhët e jetës sime.
Në se ti do të ma dëftoje fytyrën tënde, o Zot,
Ndoshta do të shikoja fytyrën e tjetrit.
E, duke e takuar, do ta pranoja!".







All the contents on this site are copyrighted ©.