2014-12-19 14:42:36

Papa: Shpella e Betlehemit dhe Bredhi janë lajmëtarë drite, shprese, dashurie


Në ditën kur në Sheshin e Shën Pjetrit përurohen Shpella e Betlehemit dhe Bredhi, Françesku priti në audiencë institucionet, që sollën këtë dhuratë kaq të bukur Krishtlindjeje, siç e quajti Papa, të cilën do ta admirojnë mijëra shtegtarë, nga të katër anët e botës.
Është fjala për Fondacionin Arena di Verona dhe Administratën Provinciale të Katanxaros. Duke i falënderuar për dhuratën, Françesku pohoi se Shpella e Betlehemit dhe Bredhi i Krishtlindjes janë simbole të krishtera, që të kujtojnë misterin e mishërimit, e, njëkohësisht, prekin zemrat e të gjithëve, sepse lajmëtarë të ftesës për unitet, harmoni e paqe. Foli, më pas, për vlerën simbolike të Shpellës e të Bredhit.







All the contents on this site are copyrighted ©.