Katolikët shqiptarë të Romës, në meshë me Papën Françesku
Si fëmijët me prindin, kështu sot në Meshën me Papa Françeskun kremtuar sot në mëngjes
në Vatikan, ishte një grup shqiptarësh, që përfaqëson komunitetin katolikë shqiptar
në Romë.Kujtojmë se grupi udhëhiqej nga përgjegjësi për baritorinë e të gjithë shqiptarëve
katolikë në Itali, don Pasquale Ferraro dhe nga don Gjovalin Suka, meshtar me studime
në Romë, kapelan i bashkësisë katolike shqiptare në kryeqytetin italian. Të pranishëm,
murgesha e besimtarë me banim në Romë. Në një entuziazëm të papërshkruar, shqiptarët
deshën ta falenderonin Papën Françesku për udhëtimin e tij në Shqipëri dhe t’i uronin
ditëlindjen, që Ati i Shenjtë e festoi dje.Por të ndjekim intervistën e don David
Gjugjës me don Gjovalin Sukën dhe me motër Majlinda Topallin, murgeshë e Kongregatës
së “Apostulleve të Zemrës së Krishtit”…....