Mrekullojini, o qiej, me blunë tuaj këto netë dimri, e jini plot kthjelltësi!
Më
shpejt fluturoni në terrin e zjarrtë, ju meteorë të heshtur;
tretini shkëndijat
në hapësirë. Ti hënë mos ec kaq shpejt kah perëndimi, se t’erdhi koha.
Katër
shtigjet e bardha shkojnë heshtas drejt katër anëve të gjithësisë së qëndisur me
yje. Flokë kohe bien si manë në skajet e tokës dimërore. Ne jemi më të përvujtë
se shkëmbinjtë, më të shtruar se shkrepat.
Mahnitini me pastrinë tuaj këto
netë të Pritjes së Madhe, o sfera të shenjta, pezull mbi rrymën e vrullshme
të ujit nën dhe.
Një copë jete ndalet në kujtesë, rri e pushon një ças te
kashta e artë; mendjet janë më të qeta se grigjët në kullosë, e shuhet gjama
e motit.
Oh! Flokojeni, qiell, terrin tuaj e dritën tuaj e cirkat prej qielli
të bien e të thyhen mbi pullaze. e ti, shtegto, si Virgjëra e fisme kah perëndimi
madhështor i planeteve, o hëna e bardhë e plotë, e heshtur si Betlehemi. Tomas
Merton