2014-12-17 12:05:53

Papa: Pakistan e Sidnej, akte çnjerëzore. Të ndalet dhuna


“Dua të lutem së bashku me ju për viktimat e akteve çnjerëzore terroriste të ditëve të kaluara në Australi, në Pakistan e në Jemen. Zoti u dhashtë paqen të vdekurve, ngushëlloftë familjarët dhe ndryshoftë zemrat e agresorëve”. Kjo qe lutja e Papës Françesku, në përfundim të audiencës së përgjithshme.
Pasi kërkoi një minut heshtje, Ati i Shenjtë bëri thirrjen e tij të zjarrtë për kthimin në udhën e Zotit të terroristëve, “që nuk ndalen as përpara fëmijëve”. “Le të këndojmë Atynën për t’i kërkuar Hyjit këtë hir”, u tha më pas besimtarëve.







All the contents on this site are copyrighted ©.