2014-12-17 14:12:37

Papa Françesku: terroristë çnjerëzorë , nuk ndalen as para fëmijëve


Në audiencën e sotme të përgjithshme, Papa Françesku, i tronditur thellësisht, kujtoi masakrën në Pakistan, që shkaktoi vdekjen e më se 130 të rinjve; aktet terroriste në Jemen, ku humbën jetën një mori fëmijësh e edhe plojën në Australi, me të njëjtat pasoja tronditëse.
Ja si u shpreh Françesku:
“Tani dëshiroj të lutem së bashku me ju për viktimat e akteve terroriste çnjerëzore, kryer këto ditë në Australi, Pakistan e në Jemen. Zoti i pranoftë në paqen e vet të vdekurit, i ngushëlloftë familjarët e i shndërroftë zemrat e njerëzve të dhunshëm, që nuk ndalen as përballë fëmijëve”.







All the contents on this site are copyrighted ©.