Papa Françesku priti anëtarin e presidencës së Bosnjës e Hercegovinës, kroatin
Dragan Čović
Papa Françesku priti dje në Pallatin Apostolik në Vatikan, Dragan Čović, anëtar kroat
i Presidencës Kolegjiale të Bosnjës e Hercegovinës, i cili pas takimit me Atin e Shenjtë
Bergoglio u takua me Sekretarin e Shtetit të Vatikanit, kardinalin Pietro Parolin,
shoqëruar nga sekretari për Marrëdhëniet me Shtetet, imzot Dominique Mamberti. Bisedimet
e përzemërta, njofton në një deklaratë Salla e Shtypit të Selisë së Shenjtë, “ofruan
rastin për t’u ndal tek situata në Vend, me një referim të veçantë për kontributin
e katolikëve në ndërtimin e shoqërisë e në mënyrë të veçantë për kontributin që dhanë
në rimëkëmbjen pas dëmeve të mëdha që shkaktuan përmbytjet e pranverës së kaluar”.
Gjithnjë gjatë bisedimeve duke vlerësuar marrëdhëniet e mira bilaterale, vijon deklarata
e Sallës së Shtypit, “janë trajtuar disa tjera lidhur me aplikimin e Marrëveshjes
Bazë të vitit 2006, që rregullon marrëdhëniet e bashkëpunimin ndërmjet Kishës e Shtetit
për të mirën e përbashkët”. Së fundit, “u trajtuan edhe disa problematika nga aktualiteti
rajonal e ndërkombëtar”.