2014-12-16 14:51:43

Imzot Dodë Gjergji: Krishtlindja kërkon ndryshimin tonë rrënjësor


Sot pasdite në Prishtinë, para Kishës katedrale të së Lumes “Nënë Terezë”, u ndezën dritat e Pemës së Krishtlindjes. Për të pestën herë më radhë, në kryeqytetin e Kosovës, me dritën e saj, Pema e Krishtlindjes kumton mesazhin e festës së madhe të Mishërimit të Zotit, që tashmë troket në portën e zemrave të njerëzve. Ndriçimi i Pemës së Krishtlindjes u parapri nga kremtimi i Meshës në Katedrale udhëhequr nga ipeshkvi i vendit. Ipeshkvi kosovar uron që Mesazhi i Foshnjës Hyjnore t’i nxitë udhëheqësit e Vendit të kërkojnë e të punojnë për mirën e përbashkët të qytetarëve. Njerëzit kanë humbur shpresën, jemi zhytur në një pesimizëm të rëndë, prandaj duhet një shtytje për të fituar errësirën e egoizmave e të interesave vetjake, e kështu të nderojmë shpresën e një të ardhme më premtuese. Mbi domethënien e këtij simboli fetar, mesazhin që përçon te besimtarët e njerëzit vullnet mirë dhe situatën aktuale në Kosovë në dritën e Krishtlindjes, në mikrofonin e Radio Vatikanit të dëgjojmë ipeshkvin katolikë të vendit, imzot Dodë Gjergji...RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.