2014-12-12 16:57:47

Papa u ofroi dje darkën të varfërve, në kishën e shën Anës


Mbrëmë, mëse 100 të varfër u mblodhën në sallën e kishës së shën Anës në Vatikan për një darkë, ofruar nga Papa Françesku. Ati i Shenjtë përfaqësohej në tryezë nga ipeshkvi polak, imzot Konrad Krajevski, Lëmoshtar Papnor. Qe ai, që u solli pjesëmarrësve bekimin papnor, duke u dhënë të gjithëve një kartolinë me urime për Krishtlindjen. Kostoja e darkës u mbulua nga bamirësit e famullisë së Vatikanit. Më 19 dhjetor, në orën 9.00, gjithnjë në kishën e shën Anës, do të kremtohet një meshë për Krishtlindje, në fund të së cilës do të shpërndahen pako për të varfërit, që janë me kombësi e fe të ndryshme.









All the contents on this site are copyrighted ©.