Jezus, Mari, Jozef, në ju kundrojmë shkëlqimin e dashurisë së vërtetë, e
plot besim ju drejtojmë lutjen tonë:
“Familje e Shenjtë e Nazaretit, bëji
edhe familjet tona, strehë bashkimi, çenakuj urate, shkolla të vërteta Ungjilli Kisha
të vogla shtëpiake!
Familje e Shenjtë e Nazaretit, premto që në familje të
mos ketë kurrë më dhunë, errësirë, përçarje: kushdo qoftë i plagosur a i shkandulluar, pastë
hirin e ngushëllimit e të shëndetit.
Familje e Shenjtë e Nazaretit, Sinodi
i ardhshëm i Ipeshkvijve, bëftë që të gjithë ta kuptojnë paprekshmërinë e familjes, shenjtërinë
e familjes, e ta shikojnë të gjithë bukurinë e saj në planin e Zotit.