2014-12-10 17:36:33

35 vjet më parë, Nënë Tereza mori Nobelin për Paqen


Me 10 dhjetor, 35 vjet më parë, Nënë Tereza, e Lumja shqiptare e bamirësisë, merrte në Oslo Çmimin Nobel për Paqen. Një grua e brishtë, e vogël, që në të parë askush nuk do t’i jepte rëndësi, hypi në podiumin e njerëzve, që duhet të mbahen mend për kontributin e dhënë në të mirë të kësaj bote, e veshur pa salltanete, me sarin e bardhë të murgeshës katolike e me zemrën e madhe të shqiptares së përkushtuar Zotit. Vërtet, ajo nuk e pranoi festën për marrjen e Çmimit, por kërkoi që 6000 dollarët e tij të përdoreshin për të varfërit e Kalkutës, që kështu, do të mund të hanin për një vit të tërë. E kujtojmë këtë ditë me vikarin e Kosovës, don Lush Gjergjin, në mikrofonin e don David Gjugjës…RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.