2014-12-09 13:26:33

Benedikti XVI: absurditet i plotë, ndërhyrja ime në Sinod


Po të kisha pasur energjitë, të cilat atë çast nuk i kisha, do të kërkoja vetëm një gjë: “të thirresha ‘Vater Benedikt” – “Atë Benedikt”. Këtë do të kishte dëshiruar Papa i nderit në çastin e dorëheqjes. E pikërisht këtë e rrëfen në një intervistë, me jehonë të madhe mediatike, dhënë gazetës gjermane Frankfurter Allgemeine, botuar të dielën e kaluar.

Asokohe isha tepër i ligshtë e i lodhur, pohon Benedikti XVI, duke folur me gazetarin Joerg Bremer, të cilit i tregon këtë prapaskenë, sepse, vëren, “ndoshta mund edhe të ndihmojë”.
Ndërmjet temave, prekur nga Papa i nderit në një gjysëm ore bisede, është edhe rishikimi, lidhur me botimin e vëllimit të katërt të Veprës së tij të plotë(Opera omnia) i përfundimeve të një studimi të vitit 1972, që ka të bëjë me pazgjidhshmërinë e martesës dhe me mundësinë për t’u dhënë Kungimin shenjt të divorcuarve të rimartuar. Gazetarit, që e pyet nëse kështu dëshironte të mbante qëndrim për temat e Sinodit të fundit, Benedikti XVI i përgjigjet: “Është absurditet i plotë”, sepse, vëren, rishikimi i vëllimit ishte kryer përpara se të mblidhej Sinodi”.
“Atë Benedikti” tregon, më pas, se ka marrëdhënie shumë të mira me Françeskun: “Kërkoj të jem sa më i heshtur”, pohon , por ndërkaq, për besimtarin, shton: “dihet tashmë kush është Papa i vërtetë”.
Një mendim edhe për Krishtlindjen e për Tokën Shenjte, vendlindje e Jezusit Hyj e Njeri: “Kjo përmasë tokësore, ripohon, është e rëndësishme për besimin e njerëzve”.









All the contents on this site are copyrighted ©.