Gubbio: Papa ndez dritat e bredhit. Drita e Krishtlindjes, dritë e Jezusit
Në Gubbio u ndezën dritat e Bredhit vigan të Krishtlindjes, skicuar me llamba mbi
mal. Nuk është, pra, Shpellë Betlehemi, por Ipeshkvi i Gubbios foli edhe për Shpellën
e madhe, në çastin kur Papa, me një tablet, niste impulsin, që ndezi llambat e Bredhit
të Krishtlindjes mbi Malin Ingino, në Gubbio. Prandaj Françesku e quan “Shpellë Betlehemi”
në fjalët e urimit, edhe ato të ndriçuara nga drita e Këshndellës:
“Ndërsa
ndezim dritën e Shpellës së Betlehemit, duam që drita e Krishtit të jetë në shpirtin
tonë. Krishtlindja pa dritë nuk është Krishtlindje. Vezulloftë përherë drita në shpirt,
në zemër, e mbretëroftë falja e të tjerëve, larg armiqësive, që janë errësirë. Qoftë
me ju drita e Krishtit, e bukura. Këtë dëshiroj për ju të gjithë, në çastin e ndezjes
së dritave të Shpellës së Betlehemit. Shumë faleminderit për dhuratën tuaj, është
e bukur. Edhe unë ju dhuroj urimet e mia më të përzemërta: paqja e lumturia qofshin
me ju të gjithë! Nëse keni errësirë në shpirt, lypini falje Zotit. Është mundësia
e Krishtlindjes, për ta pastruar shpirtin, eh! Mos kini frikë, meshtari është i mëshirshëm,
i fal të gjithë, në emër të Hyjit, sepse Hyji fal gjithçka. Drita qoftë gjithnjë në
zemrat tuaja! Me këtë urim po e ndezim. Ju bekoftë Hyji i gjithëpushtetshëm, Ati
e Biri e Shpirti Shenjt. Gëzuar Krishtlindjen e lutuni për mua!”.