2014-12-05 14:57:14

Papa Françesku: teologët të vënë zemrën, para mendjes. Hapësirë grave


Dëgjimi i Fjalës së Hyjit, para studimit! Ky duhet të jetë një nga kujdeset më kryesore të teologut. E pohoi sot Papa, duke pritur anëtarët e Komisionit Teologjik Ndërkombëtar, në fillim të një pesëvjeçari të ri veprimtarie. Françesku i ftoi teologët t’i kushtojnë vëmendje kontributit të grave në këtë fushë dhe i nxiti të gjithë të mbrojnë unitetin në pluralizmin e këndvështrimeve mbi problemet e ndryshme.
Pak shërbejnë studimet e teologut, nëse mendja e tij nuk lidhet me zemrën e zemra nuk e dëgjon vazhdimisht zërin e Zotit. Kjo është themelore për zhvillimin e teologjisë. E misioni i Komisionit, siç lexohet në Statutin e tij, është t’i studiojë problemet doktrinore me rëndësi të madhe, për të ndihmuar, kështu, Magjisterin e Kishës. Për këtë, theksoi Papa, duhen aftësi intelektuale, por, nënvizoi, edhe vlera shpirtërore. E para, kujtoi, quhet “dëgjim”, dëgjim i asaj, që Shpirti Shenjt u thotë Kishave.







All the contents on this site are copyrighted ©.