Kardinali Parolin viziton pacientët e spitalit Bambino Gesù
Sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Piero Parolin, nesër më 6 dhjetor në ora
11 do të vizitojë në Romë spitalin pediatrik të Selisë së Shenjtë, ‘Bambino Gesù’
për t’u uruar Krishtlindjen pacientëve të vegjël, familjarëve dhe punonjësve të spitalit.
Me rastin e kësaj vizite do të përurohet edhe kapela historike e vitit 1500 e këtij
Spitali, e cila posa është restauruar e ku ruhen reliket e Papa Shën Gjon Palit II,
si dhe “papalina” e Papa Shën Gjonit XXIII.