2014-12-05 14:50:44

Atë Kantalamesa: paqja e parë është ajo ndërmjet Hyjit e njerëzimit


“Paqe mbi tokë njerëzve, që ai i do!”. Është verseti i Ungjillit të Lukës e edhe kumtimi i Krishtlindjes, tema e tre predikimeve të Kohës së Ardhjes, që nisën sot paradite, mbajtur nga Atë Raniero Kantalamesa, në kapelën e Nënës së Shëlbuesit, të Pallatit Apostolik. Të pranishëm, Papa e Kuria Romake.
Meditimi i parë i predikatarit të Shtëpisë Papnore iu kushtua paqes, parë si dhuratë e Hyjit në Jezu Krishtin; është paqja më e rëndësishme, që na tregon fytyrën e një Ati të mëshirshëm, e jo vetëm të Zotit të drejtësisë e të ligjit, si e interpreton njeriu modern, që jeton sot një kristianizëm pa hove, pa gëzim, nënvizoi predikatari.







All the contents on this site are copyrighted ©.