2014-12-02 11:03:27

Më 2 dhjetor kalendari kujton Shën Biabianën,martire


Më 2 dhjetor kalendari kishtar kujton Shën Biabianën, virgjër e martire.
Sot Kisha katolike përkujtoi Shën Bibianën, patrice romake, virgjër e martire; Shën Pimenin, martir dhe shën Silverin, papë.
Po ndalemi më hollësisht tek figura e Shën Bibianës.
Emri Bibianë rrjedh nga Vivianë, që në greqisht do të thotë jetë = bios. Kështu emri i saj u bë sinonim i gjallërisë, shkathtësisë, i njeriut plot jetë.
E lindur në Romë në vitin 352 Bibiana, sipas passio-s apo rrëfimit të mundimit, do të thotë të kalimit të saj nga kjo jetë, shkruar në shekullin VII, është ndërmjet viktimave të persekutimit të të krishterëve në kohën e Julit, njohur me epitetin Apostati, apo Sakrilegji.
Virgjërës Martire, pasi e torturuan, për ta bërë të mohonte Krishtin, i prenë kokën. E sot kjo kokë ruhet në kapelën e të kryqëzuarit në bazilikën e Shën Marisë së Madhe në Romë dhe ekspozohet për besimtarët në ditët e kreshmëve si dhe më 2 dhjetor, në festën e saj. Martirizimi i shenjtës frymëzoi shumë artistë, që realizuan një numër të madh ikonash kushtuar Virgjërës Martire, e jo më pak devocionit popullor. Njihet si pajtore e njerëzve që kanë dhimbje koke, ngërçe, epilepsi, si dhe e viktimave të alkoolizmit e të aksidenteve. Shën Bibiana në traditën popullore ka edhe rëndësi meteorologjike. Thuhet se në ditën e festës së saj mund të bëhen parashikime se si do të jetë dimri në vijim.







All the contents on this site are copyrighted ©.