2014-12-02 14:27:04

Ju kumtojmë Lajmin e Mirë: komenti i Ungjillit të Markut


Vijojmë me rubrikën tonë radiofonike “Ju kumtojmë Lajmin e Mirë” e pikërisht me leximin e Ungjillit të Markut, që sivjet gjatë këtij viti liturgjik, na udhëheq çdo të diele në njohjen e figurës e të veprës së shëlbimit të Jezu Krishtit Zot.
Autori i Ungjillit të dytë, si na siguron tradita e Kishës, është pikërisht Marku që njihet në Besëlidhjen e Re me emrin ”Gjoni që quhet Mark” (Vap 12,25). Në udhëtime misionare Marku e përcjell kushëririn e vet, Barnabën (Vap 13,5. 13; 15,39). Me Palin bashkëpunon për do kohë e pastaj ndahet (Vap 13,5. 15,37-39). Më vonë, përsëri, është ndihmës i Palit (Flm 24; Kol 4,10). Bashkëpunoi ngushtë me Pjetrin (Vap 12,12, 1Pjt5,13). Thuhet se Ungjilli i Markut është ngushtë i lidhur me predikimet e Pjetrit. Mendohet se do të jetë shkruar pak para rrënimit të Jerusalemit në vitin 70 p.K.
Rubrika “Ju kumtojmë Lajmin e Mirë” përgatitur nga dom Marjan Paloka, sot vijon me shpjegimin e Ungjillit të Markut nga kreu 7-të, ta dëgjojmë.................RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.