Sot paradite Mesha dhe takimi me Rabinin e madh të Turqisë
Dita e tretë dhe e fundit e Papës në Turqi u hap sot paradite me kremtimin e Meshës
privatisht, në Përfaqësinë papnore, në Stamboll. Pas Meshës, takimi me Rabinin e madh
të Turqisë, Isak Haleva, kreu i 25 mijë hebrenjve të pranishëm në vendin islamik,
posaçërisht në Stamboll e Izmir. Rabini Haleva është takuar edhe me Benediktin XVI,
gjithnjë në Stamboll, gjatë shtegtimit në Turqi, më 30 nëntor 2006. Pas këtij takimi,
Papa Françesku shkoi në Kishën e Shën Gjergjit të Patriarkanës Ekumenike të Kostandinopojës,
ku u prit nga Patriku Ekumenik Bartolomeu, që e shoqëroi në tempullin e Mëshirës Hyjnore,
për kremtimin e Liturgjisë, në Festën e Shën Andreut Apostull. Në përfundim Papa
e Patriku shkuan në katin e dytë të Pallatit Patriarkal për Bekimin ekumenik e më
pas, në sallën e Fronit, për leximin dhe nënshkrimin e “Deklaratës së përbashkët”.
Pastaj, dreka në Pallatin e Patriarkanës. Pasdite, para se të largohet nga Stambolli,
Françesku do të takojë, në kopshtin e Selisë Papnore, nxënësit e Oratorit salezian.Nisja
parashikohet për orën 17.00. Arritja në Romë, rreth orës 18.00.