2014-11-25 10:38:55

Stasburgu


Strasburgu është qytet i Francës lindore (140km mbi nivelin e detit), kryeqendër e Alsasës dhe e Departamentit të Renit të poshtër, në kufi me Gjermaninë. Të 1.145.000 banorët e tij jetojnë në një qendër urbane ndërkufitare, që përfshin edhe qytetin gjerman të Kehl. Përshkohet nga Ill, degë e lumit Ren, që rrjedh në tre drejtime në qendrën historike të qytetit “Grande Île”, përfshirë në listën e Trashëgimisë së Njerëzimit të UNESCO-s (1988). Territori gjatë Renit është i pasur me ishuj, të rrethuar nga lumi i kanalizuar e nga kanalet e portit autonom. Në lindje të komunës shtrihet pylli i zi. Kronikat më të lashta të qytetit janë ato, që i përkasin fushatave ushtarake romake të viteve 14-16 para Krishtit. Duke nisur nga shekulli IV, Strasburgu është seli ipeshkvnore. Qendër e madhe shkëmbimesh tregtare në Mesjetën e vonë, më 1262 u bë qytet i lirë. Pas skizmës së vitit 1520, qyteti nisi të ndjekë doktrinën e Martin Luterit, ndjekësit e të cilit themeluan, në shekullin e mëpasëm, universitetin e tyre. Franca e pushtoi Strasburgun në vitin 1681, nën sundimin e Luigjit XIV, pushtim që, një vit më vonë, u ratifikua nga Traktati i Ryswick-ut. Më 1970 qyteti u pushtua nga Gjermania, për t’u rimarrë nga Franca në përfundim të luftës botërore (1919) e, së fundi, përsëri nga Gjermania (1940), deri më 1945, kur u rikthye nën sovranitetin francez. Vija e kufirit ndërmjet Francës e Gjermanisë, që në shekuj përshkoi Strasburgun e rajonin e tij, ndau edhe bashkësi e familje, shpesh në fronte kundërshtare gjatë konflikteve.
Për këtë arsye, monumenti i ngritur për kujtim të të rënëve të të gjitha luftërave, ka pamjen e një nëne, që mban në prehër trupat e dy bijve, krejtësisht lakuriq, pa asnjë divizë ose shenjë, që të kujton cilës palë kundërshtare i përkisnin. Strasburgu u zgjodh si Seli e Këshillit të Evropës në vitin 1949 e seli e Parlamentit Evropian, më 1952.
Është qytet me identitet të dyfishtë kombëtar e kulturor, ku janë të pranishme një sërë institucionesh evropiane, vendosur këtu pas Luftës II Botërore, nën shtytjen e lëvizjes drejt integrimit evropian. Në Lagjen Evropiane të qytetit numërohen rreth 20 institucione, ndërmjet të cilave, Këshilli i Evropës(1949), Parlamenti Evropian(1952), sistemi i informacionit Schengen i policive të Evropës, Vëzhguesi Evropian i Audivizionit, Eurocorps, qendra informative Europol, Farmakopeja evropiane, kanali televiziv franko-gjerman ARTE etj etj. Për t’u kujtuar, edhe shkolla e famshme “École Nationale d’Administration” (ENA) themeluar nga Charles De Gaulle(1945) për të formuar klasën e re drejtuese, në përfundim të Luftës II Botërore.
Ndër monumentet më në zë, kujtojmë Katedralen e Shën Marisë dhe monumentet historike Temple Neuf, seli e Kishës më të lashtë protestante të qytetit; kishën Seint -Pierre-le-Vieux, me dy ndërtesa kulti, katolike e protestante, që komunikojnë; Kishën e Saint-Jean(1477), Monumentin kombëtar francez; Palais des Rohan, rezidencë vigane baroke e princave-ipeshkvij; Urat e mbuluara, fortifikimet mesjetare mbi malin Ill; Qytetin-Kopsht të Stockfeld (fillimi i shek XX); Terminalin e tramit në Hoenheim(2001), vepër e arkitektit anglo-irakian, Zaha Hadid.Qyteti bën pjesë në “Eurodistrikt Strasbourg/Ortenau”, themeluar më 2005, sipas dëshirës së Presidentit francez, Jacques Chirac dhe të kancelarit gjerman, Gerhard Schroeder. Është një grup bashkëpunimi territorial ndërkufitar, formuar nga komuna e Strasburgut dhe nga pesë komuna gjermane. Kujtojmë se ka edhe disa Eurodistrikte, që synojnë të fuqizojnë integrimin ndërmjet bashkësive franceze, gjermane e zvicerane.







All the contents on this site are copyrighted ©.