2014-11-24 15:37:11

Papa viziton Parlamentin Evropian dhe Këshillin e Evropës


Ky shtegtim i Papës Françesku, i pesti nga fillimi i papnisë, është më i shkurti nga të gjitha shtegtimet ndërkombëtare të bëra deri tani: më pak se tetë orë e vetëm dy ngjarje. Si kundërpeshë për këto numra, duhet kujtuar rëndësia e Institucioneve, që do të vizitojë: Parlamenti Evropian, Asamble e zgjedhur drejtpërdrejt nga 500 milionë qytetarë të 28 shteteve anëtare të Bashkimit Evropian si dhe Këshilli i Evropës, institucioni më i lashtë ndërqeveritar kontinental, që grupon 47 shtete anëtare, me rreth 800 milionë banorë. Me këtë rast, si PE ashtu edhe KE do të mblidhen në një sesion solemn për ta pritur e për ta dëgjuar Papën Françesku, që do të ketë një sërë takimesh me drejtuesit më të lartë të dy Organizmave.
Më 1988, Gjon Pali II i vizitoi të dy organizmat gjatë shtegtimit të tij apostolik në Francë (8-11 tetor). Etapa strasburgeze ishte posaçërisht e ngarkuar me ngjarje: vizita në Këshillin e Evropës, në Gjykatën për të Drejtat e Njeriut, në Parlamentin Evropian, në Katedralen e Shën Marisë së Parisit; takime me të rinj, me shurdhmemecë, me të verbër të qendrës “Louis Braille”, me lundërtarë dhe punonjës të portit mbi lumin Ren. Së fundi, edhe tre kremtime të Meshës Shenjte, një kremtim ekumenik në Kishën e Shën Tomës e disa takime të tjera.
E nesër Françesku do t’u flasë për Evropën, dy Institucioneve më të rëndësishme të Evropës.









All the contents on this site are copyrighted ©.