Papa takohet me krerët e dikastereve për reformën e Kuries Romake
Tri orë takim për të folur mbi propozimet, që synojnë reformimin e Kuries Romake.
Papa Françesku u ul sot në një tryezë të rrumbullakët me krerët e dikastereve të Vatikanit
për të studiuar direktivat e Këshillit të kardinajve, të ashtuquajturit “C9”(Këshilli
i të nëntëve). Duke u kujtuar gazetarëve se këto takime bëhen pak a shumë, një
herë në gjashtë muaj, drejtori i Sallës së Shtypit të Vatikanit, atë Federiko Lombardi
sqaroi se sekretari i Këshillit, ipeshkvi Marcello Semeraro, paraqiti argumentet kryesore
e më pas, të pranishmit dhanë mendimet e tyre. Mbledhja e ardhshme e “C9”-ës do të
mbahet më 9,10 e 11 dhjetorin e ardhshëm.