Në muajin e të vdekurve, besimtarë e jo, shkojnë shpesh për vizitë në varreza, kudo
në botë. E varret mbulohen me lule, me lot, me dritë qirinjsh e me kujtime. E, pa
dyshim, njerëzit nuk mund të mos meditojnë për vdekjen. Vdekja është përshkruar në
mijëra mënyra: në epitafe, poezi, prozë, që nga mitet e lashta, tek krijimet moderne,
nga poezia popullore, tek letërsia e kultivuar, për të mos kujtuar artet e tjera.
Vdekja është e gjithëpranishme në arte, ashtu si në jetën e përditshme, ku shpesh
duket pa pritur e pa kujtuar. Po marrim sot vetëm disa thërrime elegjish, thjesht
për meditim. Ja si përshkruhet vdekja në një strofë, shkëputur nga poezia popullore: “Kur
erdh shpirti per me të dalë, Plasi kulla ballë e-m’ballë, Kjajti
dera për me të ndalë Fjala e Zoti s’u kthye dalë” Atë Gjergj Fishta
mediton kështu mbi një vorr ‘të përvûjtun” si e quan ai vetë në varg: ….. Mue,
po, edhè zemra mbi vorr tand t'përvûjtun 110 M'ndezet
kah punët e mbara e kah burrnija. Permbí vorr tand, po, xâ të fortë me e
mbajtun Besen e dhânme - e miqasín e zânme; Për Fé e Atme n'báll
me i dalë rrezikut; Të ligshtit doren me ia njitë e t'fortin 115
Mos me e gledhue, kúr t'jet me u thanë e drejta, Mos me i shmangë
sytë prej cakut, n't'cillin mendja Dishron me u kapë, as kurr mos me u ligshtue Ndër
sa t'vishtira, qi t'na sjellin motet... Po, po! se pre' atij vorri kam me
shkepun Hovin kah punët e mdhana. Ai kryq dullijet, Mneren e vorrit
qi ta zbutë, ai qanderr Ka me m'kenë ndër salvimet: … Der qi
të shkimen n'qiellë e hana e dielli E t'ngele moti e sheklli mbarë t'rroposet, E
t'vijë dita e gjyqit t'rruzullimit. (Atë Gjergj Fishta, “Mrizi i Zanave”,
Bot IV, Shtypshkroja Atë Gjegj Fishta”, fq 139)
E, së fundi, një epitaf,
shkruar mbi murin e Sinagogës së Romës, që përmbledh gjithë misterin e jetës, të vdekjes
e të amshimit, krijuar në meditim, mbi rrasën e një varri: “Emrat tanë mbi këtë
gur, trupat, nën këtë gur, shpirtrat, në krahët e Mëshirës
së amshuar”.