2014-11-20 16:09:14

Kalendari më 20 nëntor kujton Shën Oktavin


Më 20 nëntor kalendari kujton Shën Oktavin, martir. Pak gjëra të sigurta dimë për Shenjtin që përkujtohet sot. Falë shkrimeve të ipeshkvit të parë të Torinos, Shën Maksimit, dihet me siguri vetëm se Shën Oktavi, së bashku me Shën Solutorin e Shën Aventorin jetuan dhe u martirizuan rreth shekullit III. Gojëdhënat e mëvonshme i paraqesin si ushtarë të legjionit mitik të Tebesë dhe tregojnë se Oktavi e Aventori u mbytën në Valdoko të Torinos, ndërsa Solutori ia doli mbanesh të ikte në Kanaveze. Por aty u kap rishtas e iu pre koka në brigjet e lumit Dora Baltea.
Martiriologu Romak, kalendar zyrtar i Kishës universale, i përkujton me 20 nëntor, në përvjetorin e vdekjes, ndërsa dioqeza e Torinos ua kremton festën më 20 janar, ditën kur trupat e tyre u mbartën në Kishën e tre Shenjtorëve martirë.
Në Kodikët e komunës së Torinos gjejmë një ikonografi të pasur kushtuar Shën Oktavit, Shën Solutorit e Shën Aventorit, pajtorë të lashtë të qytetit, të cilët paraqiten me simbolet e martirëve e të ushtarëve tebei.







All the contents on this site are copyrighted ©.