2014-11-19 12:01:31

Lindje e Mesme: thirrja e Papës për vendime të guximshme për paqen


Në përfundim të audiencës së përgjithshme, sot në Sheshin Shën Pjetër në Vatikan, duke folur mbi tensionin në Lindje të Mesme pas atentatit në sinagogën e Jerusalemit, Papa Françesku tha:RealAudioMP3
Ndjek me shqetësim tensionet në Jerusalem e në zona tjera të Tokës së Shenjtë, ngjarjet e papranueshme të dhunës, që nuk kursejnë as vendet e kultit. Siguroj lutjen e veçantë për të gjitha viktimat e një situate të tillë dramatike e për ata që vuajnë pasojat. Nga thellësia e zemrës, u drejtohem palëve të përfshira, me thirrjen - vijoi Papa Françesku - për t’i dhanë fund urrejtjes e dhunës dhe të marrin vendime të guximshme për pajtim e paqe. Të ndërtosh paqen është punë e vështirë – përfundoi Ati i Shenjtë Bergoglio - por të jetosh pa paqe është torturë”. E kujtojmë se në pranverë, Papa Françesku pat pritur në Vatikan Shimon Peresin e Abu Mazenin, për t’i dhënë një shtytje pikërisht rivendosjes së paqes ndërmjet palëve.







All the contents on this site are copyrighted ©.