Papa pret Ambasadorin e ri të Turqisë pranë Selisë së Shenjtë
Papa Françesku priti sot në audiencë në Vatikan Ambasadorin e ri të Turqisë pranë
Selisë së Shenjtë, Mehmet PAÇACI, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale. Diplomati
turk prej kohësh bashkëpunon në përgatitjen e udhëtimit apostolik të Papës Françeskut
në Turqi, në program nga data 28 deri më 30 nëntor. Ambasadori i ri i Turqisë pranë
Selisë së Shenjtë, Mehmet PAÇACI, lindi në Bolu më 11 shtator 1959. Është i martuar
e ka tre fëmijë. Ka doktoruar në Teologji në Universitetin e Ankarasë (1989) e ka
punuar si Profesor i Teologjisë pranë të njëjtit Universitet(1991-2008). Ka kryer
detyrën e Këshilltarit për çështjet fetare e shërbimet sociale pranë Ambasadës turke
në Uashington (2008-2011). Nga 2011 është Drejtor i Përgjithshëm i Departamentit për
marrëdhëniet e jashtme pranë Zyrës presidenciale për Çështjet fetare. Pra, së
shpejti Ati i Shenjtë Bergoglio do të shkon në Turqi. Ky udhëtim apostolik - pohoi
drejtori i sallës së shtypit të Vatikanit, atë Federiko Lombardi - vihen në vazhdën
e traditës së udhëtimeve të Papëve në Turqi, në Stamboll e në Patrikanën e Kostandinopojës.
Është mirë të kujtojmë edhe Gjonin XXIII. Papa Shën Gjoni III ka qenë në Turqi 10
vjet, prandaj është shumë i dashur në Turqi, edhe ia e ka dashur Turqinë shumë....Ja
pra, në historinë e marrëdhënieve ndërmjet Selisë së Shenjtë e Turqisë Gjoni XXIII
është shumë i rëndësishëm. E pastaj, siç e dimë, kanë qenë edhe Papët e tjerë. Ka
qenë Papa Pali VI, më 1967, pastaj ka qenë Papa Gjon Pali II më 1979 e Benedikti XVI
më 2006. Ja, pra, tre paraardhës të Atit Shenjtë Françesku kanë bërë udhëtimet e tyre
në Turqi e vizituar Patriarkanën Ekumenike të Kostandinopojës. Kemi disa elemente
që karakterizojnë udhëtimin e ardhshëm të Papës në Turqi. Është natyrisht vëmendja
ndaj Vendit mikpritës, pra për situatën në të cilën Turqia gjendet në Lindje të Mesme;
kemi dialogun ndërfetar, sepse Turqia është Vend me shumicë të madhe myslimane; kemi
një bashkësi të vogël katolike me një histori të lashtë e të rëndësishme e cila, si
përherë kur Papa udhëton, vihen në qendër të vëmendjes e inkurajohet dhe vizitohet;
pastaj siç dihet, në Turqi gjendet selia e Patriarkanës ekumenike me Patrikun Bartolomeun
me të cilin prej kohësh ekziston dialogu i një miqësie vëllazërore.