2014-11-17 14:47:33

Papa në SHBA: njoftimi zyrtar, ndoshta, në shkurt-mars


Datat zyrtare të vizitës së mundshme të Papës në SHBA dhe në Pallatin e Qelqit të OKB-së, ka shumë mundësi të bëhen të njohura ndërmjet shkurtit e marsit të ardhshëm. Sipas Protokollit të Selisë së Shenjtë, njoftimi do të duhej të arrinte gjashtë muaj para vizitës. Kështu deklaroi, për agjencinë ANSA, vëzhguesi i përhershëm i Selisë së Shenjtë pranë OKB-së, kryeipeshkvi Bernarditto Auza.
Ka shumë mundësi që Papa t’i vizitojë SHBA-të me rastin e Asamblesë së ardhshme të Përgjithshme, që do të mblidhet në Pallatin e Qelqit me rastin e 70-vjetorit të themelimit të Organizatës ndërkombëtare, shpjegoi Nunci, gjatë paraqitjes së ekspozitës kushtuar Shën Françeskut, që do të përurohet të hënën e ardhshne në OKB.
Ndërmjet etapave të shtegtimit papnor në SHBA, mendohet të jenë kryesisht ajo Washingtonit dhe Filadelfias. “Besoj se do të vijë këto ditë edhe në New York, e sigurisht, me këtë rast, do të flasë nga tribuna e Asambelsë së Përgjithshme”, sipas imzot Auzës.
“Pa harruar se tani për tani gjithë këto janë ende hamendje, ne shpresojmë” – shtoi sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon, që ia drejtoi Françeskut ftesën zyrtare përmes sekretarit të Shtetit të Vatikanit, kardinalit Pietro Parolin, me rastin e asamblesë së kaluar të përgjithshme.








All the contents on this site are copyrighted ©.