2014-11-16 17:34:01

Papa: zotim i vazhdueshëm në parandalimin e aksidenteve rrugore


Kjo e diel përkon me Ditën botërore të viktimave të rrugës. Në lutjen e Engjëllit të Tënzot, Papa i nxiti besimtarët t’i kujtojnë në lutje njerëzit, që kanë humbur jetën në aksidente rrugore, duke uruar edhe që të gjithë të angazhohen konkretisht në parandalimin e tyre si dhe të kenë sjellje të kujdesshme e respekt për rregullat rrugore.
Problem i mprehtë, ky. Kujtojmë se vetëm në Itali, gjatë vitit 2013, gjetën vdekjen nga aksidentet rrugore rreth 3400 vetë. Numri flet për pakësim, në krahasim me të kaluarën, por përsëri është tepër i lartë. Prej këndej, u takon edhe institucioneve ta garantojnë sigurinë në rrugë, sidomos në vende që paraqesin më tepër rrezik, ku ndodhin shumica e aksidenteve. Duhen zhdukur, pra, shkaqet e ngjarjeve tragjike, që përfundojnë me humbje jetësh, duke i kuptuar e duke i zbatuar detyrat për mbrojtjen e njeriut, me vetëdijen se progresi nuk duhet ta shkatërrojë. Mesazh ky, që duhet të dëgjohet mirë nga gjithë ata, që kanë përgjegjësi për t’iu kundërvënë rrezikut të humbjes së jetës së njerëzve përudhë. E duhet kujtuar se ka vende në Evropë me ‘Vizion o” për arritjen e pikësynimeve, në mbrojtjen dhe në respektimin e njeriut. Ashtu si ka njerëz, që nuk janë në gjendje të mbrojnë as veten, duke u bërë, kështu, mendjelehtësisht, edhe përgjegjës për aksidentimin e të tjerëve.









All the contents on this site are copyrighted ©.