2014-11-16 17:34:43

Gjermania: prindi arrestohet, pse nuk e çon vajzën në mësimin e edukatës seksuale


Në Gjermani, e pikërisht në Eslohe, komunë e vogël e Renani-Vestfalisë, një prind- Eugen Martens – u arrestua, sepse nuk pranoi ta çonte vajzën e vet në një mësim të edukatës seksuale të shkollës fillore. Ngjarja absurde ndodhi vitin e kaluar, por doli edhe një herë në pah më 24 tetor, kur një polic u duk në shtëpinë e Martens, për të arrestuar, këtë herë, gruan, Luizën, për të njëjtën arsye. Arresti u shty, sepse gruaja po mëkonte fëmijën e saj të fundit, ende për gjiri.
Autoritetet, pohoi polici, duhet të zbatojnë ligjin.
Nuk është lajm i ri, pra. Përkundrazi, i përsëritur. U ka ndodhur edhe disa familjeve Batiste, që nuk pranuan t’i çojnë fëmijët në mësimin e edukimit seksual, duke pohuar se janë në gjendje t’i edukojnë vetë, në shtëpi. Po ligji, jo ligj për gjithë shtetin, por vetëm për Länderin, parashikon gjobë ose arrest për prindërit, që nuk pranojnë t’i çojnë fëmijët në këtë lloj mësimi. Mospranimi ka arsye të forta: fëmijët që morën pjesë në mësim, u kthyen në shtëpitë e tyre tepër të trazuar. Prindërit, edhe më të shqetësuar, zbuluan se fëmijët edukoheshin seksualisht duke u prekur, për t’u njohur. Natyrisht, të revoltuar, pas bisedës me mësuesit, prindërit nuk munndën të mos i largojnë fëmijët nga mësime të tilla, që jepen deri në azile.
Prej këndej, në Stokard u krijua një shoqatë prindërish, e organizuar spontanisht, që boton edhe një Buletin, për të informuar opinionin publik lidhur me këtë, që po ndodh. Ndërsa prirja e përgjithshme, edhe ajo qeveritare, është ta pranojë teorinë e “gender”, apo “të gjinisë” e ta përfshijë në të gjitha nivelet e shkollës.









All the contents on this site are copyrighted ©.