2014-11-13 18:15:50

Papa: liria fetare e Lindja Mesme në bisedë me Presidentin Fischer


“Rëndësia e promovimit të lirisë fetare dhe ajo e të drejtave njerëzore, angazhimi në dialogun ndërfetar e ndërkulturor”, shqyrtimi i “disa çështjeve në kuadrin ndërkombëtar, në mënyrë të veçantë situata në Lindje të Mesme”, janë temat që u trajtuan në bashkëbisedimet në Vatikanit nga Presidenti i Austrisë, Heinz Fischer, në audiencë me Papa Françeskun e pastaj në takim me Sekretarin e Shtetit të Vatikanit, kardinalin Parolin dhe “ministrin e jashtëm”, imzot Mambertin. Bisedimet qenë të përzemërta, e përveç temat të përmendura, u “nënvizuan marrëdhëniet e mira bilaterale ndërmjet Austrisë e Selisë së Shenjtë”, njofton zyra e shtypit të Vatikanit.







All the contents on this site are copyrighted ©.