2014-11-13 13:07:50

Myftiu Naim Tërnava: feja islame është kundër dhunës.


Përfunduan punimet e Forumit III katoliko - mysliman organizuar në Vatikan nga Këshilli Papnor për Dialogun Ndërfetar mbi temën: “Të punojmë së bashku për t’u shërbyer të tjerëve”. Në punime morën pjesë Presidenti i Këshillit Papnor për dialogun ndërfetar, kardinali Jean-Louis Tauran, sekretari i këtij organizmi. Nga ana myslimane mori pjesë Princi i Jordanisë Ghazi bin Muhammad, përfaqësues të Vende të ndryshme nga Indonezia, Afrika e Veriut, Amerika e Veriut dhe Evropa, përfaqësuar nga kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava.
Forumi I u zhvillua tetë vjet pas Letrës së 138 personaliteteve intelektuale myslimane drejtuar Papës Benediktit XVI, pas ligjëratës së mirënjohur “letio magistralis” mbajtur më 12 shtator 2006, në Universitetin e Regensburgut mbi raportin ndërmjet fesë e arsyes. Papa Benedikti XVI me atë rast na nxiti të kemi "guximin e hapjes sonë ndaj gjerësisë së arsyes e të mendimit" për të realizuar "një dialog të vërtetë të kulturave e feve, një dialog – pati pohuar Papa Ratzinger – për të cilin kemi nevojë urgjente".
Forumi I i dialogut katoliko-mysliman u mbajt në Romë nga 4 deri 6 nëntor 2008 mbi temën “Dashuria e Zotit, dashuria e të afërmit”. Forumi II mbajtur në nëntor të vitit 2011, në Jordani, pati për argument reflektimet: “Arsyen, fenë e qenien njerëzore”.
Ndërkaq më 18 e 19 nëntor, KAICIID (Qendra Ndërkombëtare e mbretit Abdullah Bin Abdulaziz për dialogun ndërfetar e ndërkulturor) organizon në Vjenë të Austrisë një dialog të nivelit të lartë ndërmjet përfaqësuesve fetar, gjatë të cilit do të bisedohet mbi temën “ Liderët fetarë kundër dhunës në emër të fesë”.
E pikërisht rreth kësaj teme flet edhe myftiu i Kosovës Naim Tërnava në intervistën me dom David Gjugjën në studio të Radio Vatikanit. Feja e ushtrimi dhunës në emër të fesë; prania e radikalëve fetarë ndër shqiptarë; marrëdhëniet ndërmjet Bashkësive Islame të Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë e të Malit të Zi; marrëdhëniet ndërmjet Bashkësisë Islame e Kishës katolike në Kosovë, vlera e përmasës shpirtërore në shoqërinë e sotme. Mbi këto e argumente tjera në mikrofonin e Radio Vatikanit flet Myfti Naim Tërnava, ta dëgjojmë......RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.