2014-11-12 17:46:41

Përkujtojmë Lasgush Poradecin në përvjetorin e vdekjes


Më 12 nëntor Lagush Poradeci mbylli sytë në Tiranë, liriku i madh i letrave shqipe. Llazar Gusho, i njohur në letrat shqip me emrin letrar Lasgush Poradeci, lindi më 27 dhjetor 1899 në Pogradec. Studimet e shkollës së mesme ai i kreu në Manastir e Athinë, dhe më pas studioj në Bukuresht në vitin 1921, e në Grac të Austrisë në vitin 1924.
Familja e tij ka luajtur një rol të vaçantë në çeljen e Shkollës së Parë Shqipe në Pogradec, në vitin 1887, ku vetë Lasgushi ishte një ndër patriotët më në zë të lëvizjet patriotike të kolonisë shqiptare të Bukureshtit.
Ndër vjershat e para të tij, janë “Dita e njëzet e tetës”, “Naimit”, “E fundit mërzitje” etj. Në vitin 1933, u botua vëllimi i tij poetik “Vallja e Yjeve” dhe më 1937, përmbledhja e dytë “Ylli i Zemrës”. Veç lëvrimit të poezisë, poeti shqipëroi, me një nivel të lartë artistik pjesë nga krijimtaria e poetëve botërorë si Eminesku, Mickievic etj. Më vonë është ribotuar e pasuruar me poezi e shkrime tjera në prozë, shkruar prej vitesh e megjithatë, jo shumë të njohura. Një botim tjetër është “Historiku i shkollës së parë shqipe në Pogradec”. Lasgushi është padyshim edhe disidenti më i madh në vitet e diktaturës. Gjatë viteve të gjata të harrimit, na la dhuroi poemën “Kamadeva”.
Lasgush Poradeci është nga lirikët shqiptarë më të mëdhenj, i cili u shqua për sensibilitetin dhe ëmbëlsinë poetike me te cilën i këndoi Shqipërisë dhe dashurisë. Më 12 nëntor të vitit 1987, Lasgush Poradeci, vdiq, duke lënë pas një krijimtari të bukur.
marsi:
Ç'u mbush mali

Shqipëri! moj nëna ime,
Më ke rritur me thërrime!
Shqipëri! të qofsha falë,
Të kam nënë e më ke djalë
********
Ç'u mbush mali me dëborë,
Ç'u mbush deti me pamporë,
Seç u mbush e shkreta Vlorë
Plot me krushq e me dasmorë,
S'janë Toskë e Malësorë
Me flamur të kuq në dorë
Si dhëndurë me kurorë.
Ç'u zbardhë malet, ç'u zbardhë
Nga çdo anë seç na ardhë
Shqipëtarët gunë-bardhë,
Seç na ardhë palë-palë
Duke rutulluar malë
Kush më këmb'e kush më kalë
Kush më shpejt, kush më ngadalë;
Kush i lum e kush i gjorë
Kanë zbritur mun në Vlorë,
Mun në Vlorën e lirisë,
N'atë thelb të Shqipërisë.







All the contents on this site are copyrighted ©.