2014-11-12 13:40:34

Gjuha arbëreshe në një konferencë në Romë. Flet ambasadori i Shqipërisë në Itali


Të premten, më 14 nëntor, Ambasada e Shqipërisë në Itali, në bashkëpunim me qendrën e studimit “Cesial” të Universitetit “La Sapienza”, organizon në Romë një konferencë me titull “Udhëtim arbëresh, 15 vjet pas Ligjit 482/1999. Bashkësia e arbëreshëve në Itali: identiteti gjuhësor-kulturor dhe legjislacioni”. Gjatë këtij takimi, që do të zhvillohet në Rrethin e Aeronautikës Ushtarake, do të flitet mbi ligjin, që u jep të drejtën pakicave gjuhësore në Itali të mësojnë gjuhën e tyre në shkollë, e për zbatimin e tij në praktikë. Për të na folur më gjerësisht për këtë nismë ftuam në mikrofonin tonë ambasadorin e Shqipërisë në Itali, z. Neritan Ceka, i cili gjatë viteve të fundit ka udhëtuar nëpër shumë komuna e fshatra arbëreshe. Në konferencë do të flasë për përshtypjet e tij dhe për disa ide, që mund ta ndihmojnë shtetin shqiptar t’u qëndrojë më afër atyre, që e konsiderojnë veten “gjaku i shprishtë”, pra gjaku shqiptar i përhapur nëpër Itali. Ta dëgjojmë z. Neritan Ceka…RealAudioMP3








All the contents on this site are copyrighted ©.